Putini shfaqet i dehur në një video ku flet për konfliktin me Ukrainën - Gazeta Express
string(70) "putini-shfaqet-i-dehur-ne-nje-video-ku-flet-per-konfliktin-me-ukrainen"

Putini shfaqet i dehur në një video ku flet për konfliktin me Ukrainën

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 14:14

Një video e re e presidentit rus Vladimir Putin që dyshohet të ketë qenë i dehur dhe diskutonte për luftën Rusi-Ukrainë është parë mbi 820 mijë herë në Twitter.

Videoja, e postuar nga një përdorues i quajtur Dmitri, thotë se “Putini i dehur shpjegon pse sulmet kundër infrastrukturës ukrainase do të vazhdojnë”.

Lexo Edhe:

“Të gjitha marrëzitë, përplasjet informative, hedhjet informative, të gjitha falsifikimet – ato duhet të qëndrojnë mënjanë”, tha presidenti rus ndërsa mbante një gotë të mbushur. Ata nuk duhet të na pengojnë të përmbushim detyrën tonë ndaj popullit tonë”.

Gazetari i CBC, Evan Dyer tha se ishte shumë e çuditshme ta shohësh Putinin të dehur në publik.

“Është shumë e çuditshme ta shohësh Putinin të dehur në publik. Të qenit esëll në një vend ku pihet shumë është thelbësore për imazhin e tij publik. Ishte kontrasti kryesor që ai bëri mes vetes dhe Jelcinit. Një pjesë e madhe e thirrjes së tij, veçanërisht për gruan e shumëvuajtur ruse. Por pa dyshim, ai është dehur këtu”, shkroi ai në Twitter.