Punëtorët e sigurimit e të higjienës në QKUK të pakënaqur, Qeveria i diskriminon nga pagesat - Gazeta Express
string(88) "punetoret-e-sigurimit-e-higjienes-ne-qkuk-te-pakenaqur-qeveria-i-diskriminon-nga-pagesat"

Punëtorët e sigurimit e të higjienës në QKUK të pakënaqur, Qeveria i diskriminon nga pagesat

Lajme

Gazeta Express

27/11/2020 15:18

Kastriot Gjoshi nga Këshilli i Punëtorëve Mbështetës në Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë që shërbyesit e sigurimit dhe të higjienës janë diskriminuar nga pagesat e Qeverisë, shkruan Gazeta Express.

Ai tutje ka thënë se ky diskriminim është i papranueshëm për këta punëtorë, duke kërkuar kështu që Qeveria dhe Ministria, urgjentisht t’i paguajë këta punëtorë.

Lexo Edhe:

“Miq të mijë, Përkundër lajmit të mirë për realizimin e të drejtave tona të ligjshme, për të cilat kemi reaguar e protestur, sërish paska ndodhur diskriminimi. Ndarja paska vazhduar per puntoret ndihmës, për punëtorët më të vyer që janë Sigurimit dhe Higjenistët. Keta dy sektorë janë shumë të rendesishem dhe pa ta ne nuk mund te funksionojem. Eshte i pa pranushem ky diskriminim per keta punëtorë. Kerkoje urgjentisht nga Qeveria dhe Ministria te paguhen keta puntor”, ka shkruar ai. /Gazeta Express/