Pulev: Meçi historik Joshua-Fury s’do të ndodhë, sepse unë do ta rrah Joshuan - Gazeta Express
string(74) "pulev-meci-historik-joshua-fury-sdo-te-ndodhe-sepse-une-do-ta-rrah-joshuan"

Pulev: Meçi historik Joshua-Fury s’do të ndodhë, sepse unë do ta rrah Joshuan

Sporte tjera

Gazeta Express

09/12/2020 8:59

Kubrat Pulev ka paralajmëruar se meçi historik mes Tyson Fury dhe Anthony Joshua nuk do të ndodhë, sepse ai është i bindur në një fitore tronditëse kundër Joshuan të shtunën.

Boksieri bullgar, 39 vjeç, do ta sfidojë Joshuan për titujt e botës në WBA, WBO dhe IBF në kategorinë e rëndë të shtunën në Wembley Arena, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Joshua është i vetëdijshëm se një fitore në fundjavë do t’ia hapë rrugën për të luftuar kundër kampionit të WBC-së, Fury, një meç në të cilin do të luftohej për herë të parë për të gjithë titujt e botës.

Por Pulev është i bindur se do ta parandalojë atë ndodhi.

“Ne shohim shumë gabime nga Joshua”, tha Pulev.

“Mendoj se ai ato gabime dhe anën e keqe i ka ende. Gjëja më e rëndësishme të dielën është sesi boksoj unë. Kur jam mirë, e rrah mirë atë. tani për tani ndihem shumë mirë, i fuqishëm dhe i fortë”, shtoi ai.

“Kjo luftë nuk është vetëm për mua. Nuk është vetëm për boksin. Është për të gjithë Bullgarinë”.

“Mendoj se pas kësaj lufte do të përballem me Tyson Fury. Nuk mendoj se meçi Joshua-Fury do të ndodhë, sepse të shtunën fitoj unë. Mendoj se bota ka nevojë për një kampion të ri si unë. Unë jam kampioni i ri”, theksoi ai.

Pulev e ka vetëm një humbje në 29 luftëra, nga viti 2014 kur u nokautua nga kampioni i atëhershëm i botës Wladimir Klitschko. /Gazeta Express/