Publikohen pamjet nga lokali në Ekuador ku u vra me breshëri shqiptari - Gazeta Express
string(70) "publikohen-pamjet-nga-lokali-ne-ekuador-ku-u-vra-me-bresheri-shqiptari"

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2022 17:47

Publikohen pamjet nga lokali në Ekuador ku u vra me breshëri shqiptari

Shqiperi

Gazeta Express

23/01/2022 17:47

Në pamjet e publikuara sot nga mediat e vendit, në lokalin ku ndodhi ngjarja mund të shihet trupi i pajetë i Ergys Dashit.

Në vendin e ngjarjes të pranishëm duket se janë ekspertë të kriminalistikës dhe staf i lokalit. Mbi 34-vjeçarin, për të cilin thuhet se ishte i përfshirë në trafikun e kokainës, është qëlluar disa herë. Policia gjeti në vendin ku ai po darkonte të paktën 20 plumba.

Lexo Edhe:

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, rreth orës 19.00, kur dy burra, një prej tyre duke mbajtur një buqetë me lule në dorë u futën në lokal duke shmangur stafin që u kërkonte certifikatën e vaksinimit.

Gjatë të shtënave mbeti e plagosur edhe një vajzë 26-vjeçare Angie Romero. Ajo ndodhej në një tryezë pranë asaj ku po darkonte Dashi.