PSG-ja e gatshme të paguajë çmim “marramendës” për Lamine Yamal - Gazeta Express
string(61) "psg-ja-e-gatshme-te-paguaje-cmim-marramendes-per-lamine-yamal"

PSG-ja e gatshme të paguajë çmim “marramendës” për Lamine Yamal

Sport

Gazeta Express

23/04/2024 21:10

Edhe pse nuk është bërë e ditur zyrtarisht se Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të sezonit, ai besohet se do ta bëjë këtë, me Real Madridin që pritet të jetë destinacioni i tij i radhës.

Kësisoj, kampionët e Francës raportohet se kanë nisur tashmë planet për zëvendësimin e tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Një nga kandidatët kryesorë për zëvendësimin e Mbappes është Lamine Yamal, sipas “Le Parisien”.

Drejtuesit e PSG-së thuhet se ishin shumë të impresionuar me paraqitjet e 16-vjeçarit gjatë ndeshjeve çerekfinale në Ligën e Kampionëve dhe ata besojnë se një shumë prej 200 milionë eurosh do të mjaftonte për të siguruar shërbimet e tij.

Këtu mund të ndikojë edhe fakti që Barcelona po përballet tash e një kohë me probleme financiare.

Gjithsesi, “Blaugranët” e vlerësojnë jashtëzakonisht shumë yllin e ri të tyre dhe vështirë se do të pranonin largimin e tij.

Yamal ka një klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh. /Gazeta Express/