E ardhmja e Yan Diomandes mbetet ende e paqartë. Talenti i ri vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së tregut futbollistik, me Paris Saint-Germainin dhe Real Madridin që e ndjekin nga afër.
Sipas raportimeve të fundit nga “Sky Sport DE, për momentin lojtari po stërvitet me RB Leipzigun, ndërsa klubi gjerman po e pret zhvillimet e negociatave përpara se ta marrë një vendim përfundimtar, përcjell “Gazeta Express”.
PSG-ja vazhdon të mbetet shumë i interesuar për ta transferuar, por edhe Real Madridi nuk ka hequr dorë nga pista që çon te futbollisti.
Gara mes dy gjigantëve evropianë vazhdon të jetë e hapur, ndërsa nuk përjashtohen zhvillime të reja në ditët në vijim.
Aktualisht, Diomande është i përqendruar në përgatitjet me Leipzigun, ndërsa e ardhmja e tij pritet të vendoset përpara mbylljes së afatit kalimtar.
Për momentin, “Los Blancos” janë në avantazh për futbollistin që mori pjesë në Botërorin e fundit, i cili u luajt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...