Pse jeni nxirë, pasojë e Covid-19? Kryebashkiaku Veliaj jep përgjigjen pas reagimeve në internet - Gazeta Express
string(94) "pse-jeni-nxire-pasoje-e-covid-19-kryebashkiaku-veliaj-jep-pergjigjen-pas-reagimeve-ne-internet"

Pse jeni nxirë, pasojë e Covid-19? Kryebashkiaku Veliaj jep përgjigjen pas reagimeve në internet

Gazeta Express

13/08/2020 15:45

Një ditë pasi dha lajmin se u shërua nga koronavirusi, kryebashkiaku Erion Veliaj ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, të cilët kanë vënë re në foton që ai postoi në rrjetet sociale, se ishte nxirë në fytyrë.

Për këtë pati reagime në internet, duke e krahasuar dhe me rastin e dy mjekëve të huaj që pasi u prekën nga Covid-19, u ndryshoi ngjyra e lëkurës.

Lexo Edhe:

Për këtë detaj, është pyetur sot kryebashkiaku Erion Veliaj në një intervistë për Top Channel, pyetje e cila e bëri të qeshte dhe sqaroi se fakti që ka qenë prej më shumë se dy javë e gjysmë në shtëpi, qëndrimi në ballkon në diell ka bërë që Veliaj të duket më i nxirë në fytyrë.

Pse jeni nxirë? Ka një kuriozitet mos është pasojë e Covid?

Veliaj (Qesh):

Jo, më ke 3 javë në shpi e ballkon. Ka qenë një lloj ajrosje pasi Covidi është një lloj arrest shtëpie, ku e vetmja mundësi është të dalësh në ballkon të lexosh libra.