Protestat në ShBA ngjallin frikë për valën e dytë të koronavirusit - Gazeta Express
string(66) "protestat-ne-shba-ngjallin-frike-per-valen-e-dyte-te-koronavirusit"

Protestat në ShBA ngjallin frikë për valën e dytë të koronavirusit

Gazeta Express

01/06/2020 14:54

Zyrtarët shëndetësor në Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar se protestat mbarëkombëtare për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia do të mund të sjellin një valë të dytë të koronavirusit në kohën kur shumë qytetet raportuan se e kanë vënë pandeminë nën kontroll.

Zëdhënësi i Departamentit të Shëndetësisë në Minnesota, Doug Schultz, tha të dielën se çfarëdo rritje e numrit të rasteve të virusit për shkak të protestave nuk do të vërehet para gjashtë deri dhjetë ditëve të përhapjes.

Lexo Edhe:

Guvernatori Tim Walz tha se është thellësisht i shqetësuar për llojin e incidentit, që mund të ndikojë në përhapjen e madhe të virusit. “Do të shohim rritje të rasteve me Covid-19. Është e pashmangshme”, tha ai.

Deri më tani, Shtetet e Bashkuara i kanë regjistruar më shumë se 1.7 milion persona të infektuar me koronavirus dhe mbi 104,000 të vdekur nga sëmundja e re, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.

Guvernatori i Maryland-it, Larry Hogan, të dielën tha: “Nuk ka fjalë që kur qindra ose mijëra njerëz vendosen afër njëri-tjetrit, kur e kemi këtë virus gjithandej rrugëve, kjo nuk është e shëndetshme.”