Më 8 maj, nga ora 18:00, në librarinë Dukagjini do të mbahet promovimi i librit “Rrethimi” nga Tom Kuka.
Ky libër tregon historinë e rrethimit të Shkodrës, jetës së shqiptarëve atëbotë dhe ngjarjet tmerruese së Luftës së Parë Ballkanike. “Rrethimi” nuk është libër historik — autori, përveç ngjarjeve të vërteta, pati edhe lirinë që të shtoj pjesë dhe personazhe nga imagjinata e tij, nga kronikat e kohës dhe rrëfime të njerëzve që patën mundësinë të marrin shënime.