Qe përzgjedhja e javës me plot ngjarje diverse, prej muzikës deri te arti, prej teatrit deri te rejvat. Ku me shku e çka me bo, e lexoni në Monday Marks. Ja linku
Qershori po i jep gazin e fundit para se krejt me u shpërnda kah deti, e skena kulturore po sillet si ajo shoqja a shoki që s’dijnë kurrë me thonë “jo”: sonte koncert koral nga Filharmonia apo festival muzike “Kënga Jonë” në Sheshin Skenderbeu, nesër ekspozitë mode e Vlera Çoçaj me printime 3D, pasnesër verë e vinyl me Erletën, e në fundjavë rejv deri në sabah në EDHE.
Nëse e keni kalendarin bosh, #MondayMarks e ka plotësu për juve Këtë javë mundeni me dëgju andrra me Kori i Filharmonisë, me pa si fotografitë familjare shndërrohen në modë te Vlera Çoçaj, me fol për libra në Sonder, me festu kangët që na kanë rritë, me kcy me Elia Nafzger e Altin Boshnjakun, me shku për premierë në teatër në Gjilan, me mendu për pemët e kujtesën te Rezidenca 17, ose thjesht me marrë një spray në dorë e me zbulu në Kometë që ndoshta Banksy ka jetu brenda jush krejt këtë kohë.