Hasanpapaj mbron bashkimin Abdixhiku–Osmani si të suksesshëm, Mirena: Mos i përmend, keni shkaktuar irritim te popullata - Gazeta Express
string(117) "hasanpapaj-mbron-bashkimin-abdixhiku-osmani-si-te-suksesshem-mirena-mos-i-permend-keni-shkaktuar-irritim-te-popullata"

Lajme

Gazeta Express

25/06/2026 22:59

Hasanpapaj mbron bashkimin Abdixhiku–Osmani si të suksesshëm, Mirena: Mos i përmend, keni shkaktuar irritim te popullata

Lajme

Gazeta Express

25/06/2026 22:59

Bardhyl Hasanpapaj, deklaroi në Pressing në T7 se “bashkimi Vjosa-Lumir”, ka rezultuar “jashtëzakonisht i suksesshëm”, në zgjedhjet e 7 qershorit.

Por, analisti Ilir Mirena, i tha se “bashkimi i tyre është dështim i madh”.

Pjesë nga debati mes tyre:

Hasanpapaj: Ky bashkim është jashtëzakonisht i suksesshëm, bashkimi Vjosa-Lumir…

Mirena: Mos e përmendeni atë bashkim, është dështimi më i madh, a e dini çfarë iritimi keni ngja te elektorati i LDK-së. Njeriu që e ka dëmtu më së shumti LDK-në, Vjosa Osmani, e merr e kthen e qet në listë të parën.

Video:

Advertisement
Advertisement
Advertisement