Ngjarje e ngjarje në Monday Marks! - Gazeta Express
string(33) "ngjarje-e-ngjarje-ne-monday-marks"

Arte

Gazeta Express

15/06/2026 10:50

Ngjarje e ngjarje në Monday Marks!

Arte

Gazeta Express

15/06/2026 10:50

Kjo osht java e fundit e pranverës, ama sezoni veror veç ja ka nisë me agjendë të pasun n’tona anët e Kosovë dhe Shqipërisë. Qe edhe një Monday Marks me rekomandime fresh.

Kjo javë po vjen me plot arsye me dalë prej shpisë. Prej ekspozitës së rrallë “Fryma e Modiglianit në artin shqiptar” në Galerinë Qahili, ku pesë vepra origjinale të Modiglianit hyjnë në dialog me emna të mëdhenj të artit shqiptar, e deri te Panairi i 26-të i Librit në Prishtinë me qindra botues, mijëra tituj të rinj dhe dhjetëra promovime, kultura po e mban ritmin e verës. Në Gjilan hapet ekspozita “Çelnaja e një kohe”, ndërsa në Prishtinë vazhdon “Fytyrat e Lirisë”, dy ekspozita që i kthehen kujtesës, qëndresës dhe historive të lirisë. Për dashamirët e skenës, vjen premiera e performancës “Dhoma e Vogël” në Art Center Ulpiana, si dhe baleti klasik “Liqeni i Mjellmave” në Gjakovë.

Muzika meanwhile nuk mungon askund: Festa e Muzikës e mbush Sheshin Skënderbeu me tinguj e atmosferë verore me Dren Abazin dhe Zig Zag, ndërsa OPR feston Ditën e Çlirimit me një koncert që lëviz prej barokut te kompozitorët vendorë. Sopranoja Arta Jashari sjell koncertin “Arie Di Libertà”, Putan Club rikthehen me industrial-punk e elektronikë në Pi, ndërsa në Kino Armata mbahet Rolling Film Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme kushtuar kulturës dhe kinemasë rome në rajon. E nëse rruga ju çon kah Tirana, Soma Vinyl Station po e feston ditëlindjen e dytë me Chris Carrier dhe Palo Canto pas pultit – një arsye e mirë me e mbyllë javën me vallëzim.

Ishmenada!

Advertisement
Advertisement
Advertisement