Prokuroria Speciale: Hajdari u intervistua në cilësi të të pandehurës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Gazeta Express
string(116) "prokuroria-speciale-hajdari-u-intervistua-ne-cilesi-te-te-pandehures-nen-dyshimin-per-keqperdorim-te-detyres-zyrtare"

Ballina

Gazeta Express

15/04/2024 16:23

Prokuroria Speciale: Hajdari u intervistua në cilësi të të pandehurës, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ballina

Gazeta Express

15/04/2024 16:23

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është intervistuar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në cilësinë e të të pandehurës, nën dyshimin se e ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Prokuroria Speciale njoftoi se Hajdari u mbrojt në heshtje.

Lexo Edhe:

“Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore. Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më herët, ministrja Hajdari tha para medieve se nuk është intervistuar sot.