Projektligji për UÇK’në ndryshon betimin e ushtarit - Gazeta Express
string(50) "projektligji-per-uckne-ndryshon-betimin-e-ushtarit"

Gazeta Express

18/10/2020 21:25

Projektligji për UÇK’në ndryshon betimin e ushtarit

Gazeta Express

18/10/2020 21:25

Në projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇK’së është futur një version i ri i betimit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nga opozita po konsiderojnë se kjo është përpjekje për ridizajnim të historisë.

Synimi i tyre në luftë ishte bashkimi i trojeve shqiptare. Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë dëshirë e thanë me gojën e tyre edhe kur dhanë betimin.

Lexo Edhe:

E tash kur po synohet të miratohet projektligji për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK’së në të është përfshirë edhe një version i betimit, ndryshe nga origjinali.

Nga Partia Demokratike që iniciuan këtë ligj tregojnë se ku qëndron dallimi.

Shefi i VV’së Rexhep Selimi sipas të cilit po tentohet të bëhet ridizajnim i të kaluarës dhe historisë.

Të mangët këtë ligj që tash e disa herë nuk po merr miratimin e deputetëve po e shohin edhe në Lidhjen Demokratike.