Profili i autorëve pjesëmarrës në Polip - Gazeta Express
string(39) "profili-i-autoreve-pjesemarres-ne-polip"

Arte

Gazeta Express

12/05/2022 14:51

Profili i autorëve pjesëmarrës në Polip

Arte

Gazeta Express

12/05/2022 14:51

Numri i autorëve këtë edicione festivalin ndërkombëtar të letërsisë “Polip” është tejet i madh, më poshtë janë profilet e secilit prej pjesëmarrësve.

Aidan Hehir

Lexo Edhe:

Aidan Hehir është lexues në marrëdhëniet ndërkombëtare në Universitetin e Westminister. Ai është autor dhe redaktor i dhjetë librave dhe bashkë redaktor i “Routledge Intervention” dhe i serive me libra “Statebuilding”. Poezitë e tij janë publikuar në një numër revistash përfshirë “Bare Fiction” dhe “Confluence”, po ashtu ka bashkëpunuar me një numër artistesh në evente poetike përfshirë “Hand of Stabs” dhe “Broken Banjo”. Një shfaqje në të cilën ishte bashkë autor me Stephen Mellon me titull “A Wake” u vendos në skenë në teatrin Southwark në Londër në vitin 2018. Me shfaqjen tjetër “A Leap of Faith” e fitoi çmimin shfaqja më e mirë në vitin 2020 dhe teksti më i mirë origjinal, në festivalin Duncan Rand. Ai jeton me familjen e tij në Gilingham, Angli. Ky është libri i tij i parë jo akademik.

Edis Galushi

Edis Galushi u lind me 6 mars 1989 në Prizren. Pas pranimit në Universitet Edis Galushi shkroi artikuj të ndryshëm me tema sociale, ekonomike e politike të jetës se komunitetit rom, të cilat janë publikuar në një numër të madh mediash e gazeta. Duhet përmendur kontributi i tij në kulturën e komunitetit rom dhe letërsi përmes poezisë dhe përformancave teatrore, shumicën prej të cilave i shkroi vet dhe është njëri prej autorëve të rrallë rom në Kosovë. Ai filloi për herë të parë karrierën në teatër në vitin 2005 dhe u fokusua veçanërisht në shfaqje me një aktor të cilat i ka shkruar dhe përformuar dy prej tyre “Panta Rhei- 2017 dhe “02.08.1944”- 2019. Prej 2007-2014 ka punuar si gazetar në Radio Televizion e Kosovës. Ka diplomuar për gjuhë dhe letërsi angleze në Universitetin e Prishtinës dhe në atë të Valetes (Lituani), studimet postdiplomike i ka përfunduar në Universitetin e Zagrabeti. Momentalisht punon si mësues i gjuhës angleze dhe përkthyes.

Sebnem Isiguzel

U lind në vitin 1973. Ka studiuar antropologji. Libri i saj i parë “The future looks Bright” u publikua në vitin 1993 dhe u nominua për çmimin “Yunus Nadi” për tregim të shkurtër. Me librat e saj të fundit “Will Tell My Story?, “My Old Buddy Lizard”, Ivy”, “The Garbage Dump”, “Parade”, “In the Shadow of My Eyelashes”, “Venus”, “Mansion of Tear”, “The Girl in the Tree”, “Goodness”, “Istanbuliate”. Shkrimtarja jeton në Stamboll.

Carsten Jensen

U lind me 1952 në Danimarkë. Është shkrimtar i novelave, eseve, është i përkthyer ne 25 gjuhë. Ndër më të njohurat e autorit janë: “I Have Seen the World Begin”, “We, the Drowned” dhe “The First Stone”. Carsten Jensen është gjithashtu kontribuues i rëndësishëm në debatet politike në Danimarkë dhe reporter i luftës, ai erdhi në Ballkan dhe po ashtu mbuloi luftën në Afganistan.

 Mtija  Čander

U lind me 1974. Është njeri nga figurat më me ndikim në letërsinë sllovene. Është redaktor dhe kritik letrar, bashkëpunues dhe drejtor i “Beletrina Academic Press”, eseist, regjisor, dramaturg, kolumnist dhe kandidat për çmimin ndërkombëtar të shahut. Čander ka arritur shumë gjëra në karrierë dhe e ka marrë një rol lideri në një numër projektesh të mëdha, si Maribor- The European Capital of Culture. Qe nga 1992 ka publikuar shumë artikuj dhe ese në sllovenisht dhe literaturë botërore me të cilat ka fituar një numër të madh çmimesh. Është pjesëmarrës i rregullt i diskutimeve që arrijnë edhe shumë më larg sferës se kulturës, kështu qe ka qenë çështje kohe që shkrimtari të merrej me letërsi fiktive.

Aleksandar PavloviĆ

Është hulumtues në Institutin e Filozofisë dhe teori sociale, në Universitetin e Beogradit. Ka fituar titullin PhD në Universitetin e Nottinghamit. Ka qenë koordinator i projektit “Figuring out the Enemy” dhe një numër iniciativash tjera regjionale, fushat në të cilat ka shprehë interesim më të madh janë traditat gojore dhe të shkruara të Ballkanit, relacionet mes shqiptareve e serbeve dhe traditat shoqërore të Ballkanit. Ndër publikimet e tij është edhe ajo me titull “Figura e armikut: ripërfytyrimi i marrëdhënieve shqiptaro-serbe”.

Joël Vernet

U lind në Margeride një fshat i vogël në kufi me Haute-Loire dhe Lozere. Nga viti 1975 ai realizoj një numër të madhe udhëtimesh që do ta dërgonin në katër cepat e botës, deri në Afrikë, veçanërisht në Mali. Në një numër të madh punësh që i ka botuar në shumë revista ka mbledhur një punë të veten të stilit vetanak mes poezisë dhe ditarit të udhëtimeve. Ai ka jetuar dy vite ne Aleppo (Siri). Jetoi më shumë se 20 vjet në një fshat të vogël, jo për t’u distancuar nga bota por të jetë më afër saj. Vernet fitoi çmimin për poezi në vitin 2021 nga akademia franceze.

Librat e fundit qe janë botuar me tituj origjinal: Carnets du lent chemin, shavings (1978-2016), La rumor libre, Oblivion is a stain in the sky, Fata morgana, Fatigue dazzling, with paintings by Jean-Gilles Badaire, Ed. du Frau.

Mirishahe Syla

Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Shkenca Politike dhe studimet postdipmolike i ka përfunduar me temën gratë dhe studimet gjinore në një Universitet në Shtetet e Bashkuara ( University of Northern Iowa).  Puna e saj, shkrimi, dhe aktivizmi janë formuar nga mendimet feministe. Tani punon si këshilltare për gjininë dhe përfshirjen. Si studiuese, qëllimet e Mirishahes janë të kontribuoj në kritikën feministe në Kosovë me një fokus në dhunën në baza gjinore, për pavarësinë ekonomike të grave dhe ndërsektorialitetin. Si shkrimtare, është motivuar nga premisa se personalja është politike dhe gjatë shkrimit mund të ri zbuloj dhe dekonstruktoj personalen e saj si “outsider within”.

Nikola Nikolic

U lind në Podgoricë. Ka përfunduar Shkencat Politike në të cilin edhe ka marrë titullin e master-it. Ka botuar tri novela: “The knot”, “Meander”, “Alarm Sirens” po ashtu një koleksion me tregime “Atacama”. Publikon tregime në Montenegrin dhe revista regjionale. Ka qenë drejtor artistik në “International Podgorica Book” dhe “Education Fair”.

Daniel Gustafsson

Daniel Gustafsson është shkrimtar dhe përkthyes, jeton në Stokholm. Novela e tij e parë “Odenplan” u vlerësua shumë nga kritika dhe do të publikohet në frëngjisht dhe hungarisht.

Jovica Ivanovski

U lindë në Shkup, është autor i 16 koleksioneve me poezi dhe disa të tjerave në maqedonisht, anglisht, sllovenisht, serbisht dhe kroacisht. Krijimtaria e tij është përkthyer në më shumë se 15 gjuhë.

Zvonko Karanovic

Është poet me tipare të dallueshme urbane. Puna e tij i referohet filmit, muzikës Pop etj. Në librin e tij të fundit ka eksperimentuar me tekniken e surealizmit dhe formën e prozës poetike. Ka publikuar 10 koleksione me poezi dhe tri novela.

Katarina Mitrovic

U lindë në Beograd. Ka studiuar gjuhë dhe letërsi serbe për katër vite në Universitetin e Beogradit. Aktualisht është në pëfundim të studimeve në Fakultetin e Arit Dramatik në Beograd. Drama e saj “Breaking” është adaptuar për TV dhe është dhen në RTS në vitin 2021.

Luan Buleshkaj

Poeti i njohur njihet për përformancat e tij të fuqishme dhe paraqitjet e veçanta. Luani filloj karrierën e tij si folës si reper. Bëri një shfaqje në solo-teatër për jetën e tij dhe qytetin e Amsterdamit. Në vitin 2021 bashkëpunoj për realizimin e festivalit 5 ditor të poezisë  ‘Omdat jij het bent’.

Eqrem Basha

Është poet dhe novelist, i lindur në Dibër. Kreu studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Ka qenë gazetar në gazetën Rilindja dhe redaktor në TV. Është njëri prej themeluesve të Shtëpisë Botuese Dukagjini. Basha ka publikuar 10 libra me poezi, gjashtë libra me prozë dhe katër novela. Koleksioni i tij me poezi është publikuar në Francë, Poloni, ShBA.

Ivana Bodrozic

Për përmbledhjen e saj me poezi First step into the darkness, të publikuar në vitin 2005, e fitoi çmimin “Goran”  për poetet e rinj. Pesë vite më vonë publikoi novelën e saj të parë “The Hotel Tito”.  Librat e saj janë të përkthyer në 12 gjuhë.

Petra Nagenkogel

Ka lindur dhe jeton në Vjenë, Austri. Është autore dhe drejton asociacionin e letërsisë “prolit” në Salzburg, që ka një rëndësi të veçantë me fokus komunikimin mes letërsisë së Evropës lindore dhe asaj juglindore. Si autore njihet për krijimtarinë e saj në prozë dhe ese.

Rozafa Shpuza

U lindë në Shkodër. Pasi përfundoi studimet në gjuhë dhe letërsi shqipe, u shpërngul në Tiranë ku aktualisht punon. Ka publikuar një numër të madh librash me poezi si “Kosë ikonash”, “Grizhlat”, “Nana i qindiste kryq dimnat” etj.

Autorë tjerë pjesëmarrës: Alida Bremer, Daim Miftari, Vlora Ademi, Tanja Radmilo, Radmila Petrovic, Metchild Henneke.

/Gazeta Express