Probleme për Pejën para “Final 4” në Ligën Unike, konfirmohet mungesa e njërit prej basketbollistëve kryesorë - Gazeta Express
string(106) "probleme-per-pejen-para-final-4-ne-ligen-unike-konfirmohet-mungesa-e-njerit-prej-basketbollisteve-kryesore"

Sport

Gazeta Express

15/04/2022 19:46

Probleme për Pejën para “Final 4” në Ligën Unike, konfirmohet mungesa e njërit prej basketbollistëve kryesorë

Sport

Gazeta Express

15/04/2022 19:46

KB Peja nuk do ta ketë në dispozicion organizatorin amerikan, Darius Washington.

36-vjeçari ka pësuar një lëndim në ndeshjen e sotme ndaj Dritës, të cilën pejanët e fituan me rezultatin 140:49, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Drejtori sportiv i klubit të Pejës, Arbër Elshani, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një lëndim serioz.

Elshani gjithashtu konfirmoi se Washington nuk do të jetë gati për ndeshjet e “Final 4” në Ligën Unike.

“Final 4” i Ligës Unike do të zhvillohet më 20 dhe 21 prill.

Peja në gjysmëfinale do të takohet me Prizrenin-16, kurse gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet mes Golden Eagle Yllit dhe Teutës. /Gazeta Express/