Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka kaluar një problem shëndetësor pasi u shtrua në spital për shkak të një aritmie kardiake.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë numri një i klubit katalanas, i cili ka dhënë edhe siguri për gjendjen e tij, përcjell “Gazeta Express”.
Laporta, 64 vjeç, kishte planifikuar të udhëtonte në Angli për t’i ndjekur përgatitjet parasezonale të Barcelonës, por planet ndryshuan pasi mjekët ia zbuluan një çrregullim të ritmit të zemrës.
Pas trajtimit të kryer në një spital në Barcelonë, ritmi i zemrës së tij është rikthyer në normalitet.
“Gjithçka shkoi mirë. Ma korrigjuan aritminë. Zemra ime po rreh përsëri në mënyrë ritmike”, shkroi Laporta në rrjetet sociale, duke falënderuar mjekët, infermierët dhe stafin shëndetësor që u kujdesën për të.
Për shkak të kësaj situate, presidenti i Barcelonës nuk do të udhëtojë me skuadrën në Angli për fazën përgatitore, pasi i është rekomanduar të pushojë dhe t’i shmangë udhëtimet me aeroplan për disa ditë.
Klubi katalanas po i vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, ndërsa Laporta do të rikthehet gradualisht në aktivitetet e tij pas rikuperimit. /Gazeta Express
Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.*...