Pritet vazhdimi i bisedimeve në Ohër, delegacioni i Kosovës në takim me Miroslav Lajcak - Gazeta Express
string(86) "pritet-vazhdimi-i-bisedimeve-ne-oher-delegacioni-i-kosoves-ne-takim-me-miroslav-lajcak"

Gazeta Express

18/03/2023 21:49

Pritet vazhdimi i bisedimeve në Ohër, delegacioni i Kosovës në takim me Miroslav Lajcak

Gazeta Express

18/03/2023 21:49

Një tjetër pauzë është duke u mbajtur pas takimit trilateral në Ohër, ku pritet të ketë vazhdim të bisedimeve.

Delegacioni i Kosovës për momentin është në një takim me emisarin special të BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak.

Lexo Edhe:

Kujtojmë se ende pas 9 orësh po vazhdojnë negociatat në një vilë shtetërore në Ohër të Maqëdonisë Veriore.

Takimet e para ishin bilaterale mes ndërmjetësve dhe fillimisht Vuciqit e më pas Kurtit dhe kanë nisur pak pas orë 10 në mëngjes.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell pritet që të dalë në konferencë për media për të bërë të ditur rezultatin e bisedimeve në mes të Kurtit dhe Vuçiqit.