Prishtina nuk dorëzohet, Penza për titull - nesër zhvillohet ndeshja e tretë finale - Gazeta Express
string(80) "prishtina-nuk-dorezohet-penza-per-titull-neser-zhvillohet-ndeshja-e-trete-finale"

Sport

Gazeta Express

17/04/2022 22:27

Prishtina nuk dorëzohet, Penza për titull – nesër zhvillohet ndeshja e tretë finale

Sport

Gazeta Express

17/04/2022 22:27

Të hënën zhvillohet finalja e tretë e “Play-off”-it ndërmjet Prishtinës dhe Penzës në Superligën e Femrave.

Në dy finalet e para kanë fituar vashat pejane, që ju mjafton edhe një titull për të mbrojtur titullin kampion, kurse prishtinaset për të fituar titullin duhet të fitojnë tri ndeshje radhazi.

Lexo Edhe:

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:30.

Në finalen e parë, skuadra pejane fitoi 58:76, ndërsa në atë të dytë fitoi 64:60, edhe pse ishin duke humbur me 15 pikë dallim.

Këto dy humbje ishin të vetmet për skuadrën kryeqytetase në këtë edicion në Superligën e Femrave, pasi garat e rregullta i përfundoi me 20 fitore, ndërsa në gjysmëfinale të “Play-off”-it eliminoi Trepçën.

Ndërkohë, Penza në garat e rregullta kishte 15 fitore e pesë humbje, kurse në gjysmëfinale eliminoi Bashkimin 2:1.

Rivaliteti ndërmjet këtyre dy skuadrave është i madh dhe të hënën mbrëma pritet një ndeshje e bukur e basketbollit. /Gazeta Express/