Prishtina merr masa shtesë kundër koronavirusit, sot promovon “tunelin dezinfektues” - Gazeta Express
string(81) "prishtina-merr-masa-shtese-kunder-koronavirusit-sot-promovon-tunelin-dezinfektues"

Prishtina merr masa shtesë kundër koronavirusit, sot promovon “tunelin dezinfektues”

Gazeta Express

09/04/2020 7:13

Sot në orën 14:30 do të promovohet tuneli dezinfektues, i vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, si masë shtesë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Në Kosovë deri sot janë konfirmuar 184 raste me koronavirus, prej tyre 30 të shëruar dhe gjashtë të vdekur.

Lexo Edhe:

Viktima e fundit nga koronavirusi është një 66-vjeçare nga Malisheva, e cila është vatra kryesore e kësaj sëmundjeje në Kosovë me 61 raste, derisa në Prishtinë janë konfirmuar 23 raste, prej tyre një i vdekur.