Prishtina mbetet pa kryetar, largohet Burim Maraj - Gazeta Express
string(48) "prishtina-mbetet-pa-kryetar-largohet-burim-maraj"

Prishtina mbetet pa kryetar, largohet Burim Maraj

Basketboll

Gazeta Express

14/11/2022 15:01

Sigal Prishtina ka mbetur pa kryetar.

Në fakt, presidenti i deritashëm, Burim Maraj ka vendosur të largohet nga klubi dhe këtë njoftim e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Lexo Edhe:

Ai ka thënë se ishte privilegj për të që ta drejtonte klubin më të madh kosovar, ndërsa dorëheqjen e ka arsyetuar me angazhimet e reja që i ka.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e presidentit të deritashëm, Burim Maraj, shkruan “Gazeta Express”.

“Prishtinë ishte nder! Pas pothuajse 2 viteve në krye të Klubit më të mirë në botë, e për afro 3 dekadave si lojtar dhe anëtar i tij, duke tejkaluar shumë sfida dhe përjetuar shumë knaqësi, për arsye personale që lidhen me angazhimet e mia të reja, sot kërkova nga bordi i klubit të më liroj nga pozita e kryetarit. Me kompletimin e skuadrës edhe me dy super lojtar, jam i sigurt në suksesin e kësaj skuadre për këto dy vitet e ardhshme. Ishte vërtetë privilegj të udhëheqë ‘Shtëpinë e Kampionëve’. I lumtur që Klubin po e lë në gjendje dhe pozitë shumë më të mirë se që e kam gjetur, Ju falenderoj gjithëve për kontributin, mbështetjen dhe besimin. Skuadrës faleminderit për triumfin në ndeshjen e fundit si kryetar i klubit. SUKSESE TË MËTUTJESHME KLUBI IM I ZEMRËS – SIGAL PRISHTINA”, ka shkruar ai. /Gazeta Express/