Prishtina dhe Bashkimi përballen të mërkurën - Gazeta Express
string(44) "prishtina-dhe-bashkimi-perballen-te-merkuren"

Prishtina dhe Bashkimi përballen të mërkurën

Basketboll

Gazeta Express

09/11/2021 17:25

Të mërkurën (nesër) zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës në basketboll, në kuadër të xhiros së dhjetë.

Trepça, e cila është lidere e elitës me shtatë fitore dhe dy humbje do të përballet me Dritën, që ndodhet në fund të renditjes me nëntë humbje në nëntë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.

Lexo Edhe:

Sfidë shumë më interesante pritet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Të dy skuadrat kanë nga pesë fitore dhe katër humbje, andaj pritet një përballje interesante dhe rivalizuese.

Në këtë edicion, fitore shënoi Prishtina në Prizren pas dy vazhdimeve me rezultat 104:105.Golden Eagle Ylli – Prizreni 16 dhe Rahoveci – Peja, rezultatet do të regjistrohen pasi të përballen në Ligën Unike.

Superliga – Java 10

E mërkurë

17:00 Trepça – Drita

19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

Golden Eagle Ylli – Prizreni 16 (Rezultati i Ligës Unike)

Rahoveci – Peja (Rezultati i Ligës Unike)