Princ Harry përmendet në një padi kundër reperit P. Diddyt, i cili dyshohet për trafikim njerëzish - Gazeta Express
string(96) "princ-harry-permendet-ne-nje-padi-kunder-reperit-p-diddyt-i-cili-dyshohet-per-trafikim-njerezish"

Princ Harry përmendet në një padi kundër reperit P. Diddyt, i cili dyshohet për trafikim njerëzish

Rozë

Gazeta Express

27/03/2024 14:27

Princ Harry përmendet në një padi që ka ngritur ish e dashura e reperit Sean Combs, i njohur ndryshe si P. Diddy.

Sean është momentalisht nën hetim, dhe agjentët e Departamentit të Sigurisë së Atdheut të ShBA-së dje kanë bastisur pronën e tij në Los Angeles dhe në zonën e Majamit, dhe nga njëra prej tyre kanë nxjerrë edhe një kuti plot me materiale prova.

Lexo Edhe:

Hetimin e drejtojnë agjentë federalë nga New Yorku, ku ish e dashura e tij ka paraqitur padi në nëntor, duke e akuzuar atë për trafikim njerëzish në qëllim të shfrytëzimit seksual.

Princ Harry gjendet në padi që ka ngritur producenti Rodney “Lil Rod” Jones, i cili ka përmendur se Combs e ka shtyrë atë drejt sjelljeve homoseksuale, i ka treguar video eksplicite dhe i ka thënë se “kjo është normale në industrinë e muzikës”.

Jones në padi ka përmendur gjithashtu familjen mbretërore, sipas DailyMail. Avokatët e tij thonë se yjet botërorë të njohur, përfshirë familjen mbretërore britanike, i kanë dhënë “legjitimitet” reperit, dhe lidhja me princin ka tërhequr viktimat në festat ku më pas është bërë trafikimi i njerëzve për qëllime seksuale.

Në padi nuk thuhet se princi ka bërë “asgjë të keqe”, por vetëm se ka marrë pjesë në ngjarjet e përmendura. Gjithashtu në padi thuhet se Diddy ka organizuar “festat më të mira” dhe me këtë ka krijuar një reputacion. Yjet e njohur që përfshihen në këto ngjarje dyshohen se e kanë ndihmuar atë dhe kanë financuar festat e tij.

Princ Harry e ka takuar Diddyn në një festë në vitin 2007, por ende nuk dihet nëse kanë vazhduar të kenë kontakt ose të shoqërohen më vonë.

Në padi gjithashtu përmenden rastet e përdorimit të prostitutave, sulmet seksuale, drogimi i të miturve, dhe producenti pretendon se ka “qindra orë materiale video të aktiviteteve të rënda ilegale”. /Telegrafi