Prezantuesja e lajmeve s'mund t’i ndalë lotët kur njofton për vdekjen e 45 personave në aksidentin në Bullgari - Gazeta Express
string(108) "prezantuesja-e-lajmeve-smund-ti-ndale-lotet-kur-njofton-per-vdekjen-e-45-personave-ne-aksidentin-ne-bullgari"

Prezantuesja e lajmeve s’mund t’i ndalë lotët kur njofton për vdekjen e 45 personave në aksidentin në Bullgari

Lajme

Gazeta Express

24/11/2021 9:31

Një prezantuese e AlsatM nuk ka mundur t’i mbajë lotët teksa ka dhënë lajmin për tragjedinë në rëndë që ndodhi dje në Bullgari ku humbën jetën 45 persona, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Ajo ka qarë dhe është ndalur duke mos mundur të vazhdojë.

Lexo Edhe:

Ndryshe, në një aksident në një rrugë afër qytetit të Bullgarisë, Pernik, 45 persona, përfshirë ngasësin e autobusit të kompanisë “Besa Trans”, kanë humbur jetën. Autobusi nga Maqedonia e Veriut, i cili ka qenë duke udhëtuar drejt Shkupit, është përfshirë nga flakët dhe është rrotulluar, ka njoftuar Ministria bullgare e Punëve të Brendshme.

Në mesin e të vdekurve kanë qenë edhe 12 fëmijë. Autobusi ka qenë duke u kthyer në Shkup nga një ekskursion në Stamboll./Gazeta Express