Presidenti Thaçi: Albin Kurti duhet të vijë të marrë mandatin, e ka dokumentin e nënshkruar te unë - Gazeta Express
string(96) "presidenti-thaci-albin-kurti-duhet-te-vije-te-marre-mandatin-e-ka-dokumentin-e-nenshkruar-te-une"

Presidenti Thaçi: Albin Kurti duhet të vijë të marrë mandatin, e ka dokumentin e nënshkruar te unë

Gazeta Express

18/01/2020 12:01

Hashim Thaçi ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për t’ia dhënë mandatin Albin Kurtit. Ka thënë se posa të jetë gati, Shefi i VV’së mund të shkojë në Presidencë për ta marrë dekretin. Ka thënë se s’mund të vazhdojë gjatë bllokada e institucioneve.

“E ftoj përsëri që të mos vazhdoj të mbetet vendimi që e kam nënshkruar qe Albin Kurti është nominuar për kryeministër. Nënshkrimi im për mandatar është në tavolinën time”, ka thënë Presidenti Thaçi.

Lexo Edhe:

Këto komente Thaçi i ka bërë gjatë shënimit të organizimit “Faleminderit Shqipëri”, ku është shënuar eksodi i shqiptarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.

“Kosova edhe gjatë nuk do të jetë e bllokuar, do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe variacionet politike që kanë partitë për respektimin e vullnetit qytetarë”, ka shtuar ai.

Thaçi ka thënë se vullneti për të lëvizur më shpejtë është më i madh se për të mbajtur peng votën e popullit.

“Nëse Kurti nuk e pranon dhe nuk është i gatshëm ta marrë vendimin për të qeverisur, atëherë mund ta refuzojë.

Ai ka thënë se do t’i shtjerre të gjitha mundësitë për krijimin e institucioneve.