Presidenti i Prishtinës zbulon bisedën me Eroll Salihun, e quan meskin - Gazeta Express
string(69) "presidenti-i-prishtines-zbulon-biseden-me-eroll-salihun-e-quan-meskin"

Presidenti i Prishtinës zbulon bisedën me Eroll Salihun, e quan meskin

Gazeta Express

10/07/2020 20:30

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se vetë sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i kishte thënë atij se ajo që ndodhi në Gjilan ishte krim, por se s’ka çfarë të bëjë i vetëm e i mbështetur për muri.

Prishtina u mund 2:1 nga Gjilani në Stadiumin e Qytetit në Gjilan, në një ndeshje të tensionuar, një pjesë lojë të së cilës e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit kontrovers të portierit Visar Bekaj, direkt me karton të kuq, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Armend Dallkut lëshoi pikë të rëndësishme ndaj rivalit direkt për titull, në një garë të paparë në futbollin kosovar, duke e regjistruar humbjen e parë që prej rikthimit të futbollit pas pandemisë koronavirus.

Pas ndeshjes pati tensione në fushë, me trajnerin Dallku dhe stafin e tij që shkuan për t’u kërkuar sqarime gjyqtarëve të ndeshjes, duke e detyruar policinë të ndërhyjë me sprej.

Përderisa dje reaguan Komisionet e FFK-së me deklarata zyrtare, Ejupi thotë t’ia ketë pranuar vetë Eroll Salihu se ngjarjet në Gjilan ishin “krim”.

“Natyrisht që kemi pasur kontakt me Federatën pas ndeshjes. Kam folur me vetë sekretarin e Federatës dhe ai më tha: “Ky është krim” dhe ma thotë këtë vetë sekretari i Federatës”, tha Ejupi në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

“Sekretari është një djalë i mirë, një sportist, një ish-lojtar i futbollit shumë i mirë, por është një meskin dhe një meskin e ka të pamundur të veprojë. Ai më tha se është i mbështetur për muri dhe nuk mund të veprojë kundër krejtve aty që të bëjë diçka”. “Më vjen keq edhe për këtë, por duhet të merren masa. Duhet të ketë ndryshime”. /Gazeta Express/