Presidenti i La Ligës thumbon PSG-në dhe Man Cityn, teksa flet për “dopingun” financiar - Gazeta Express
string(84) "presidenti-i-la-liges-thumbon-psg-ne-dhe-man-cityn-teksa-flet-per-dopingun-financiar"

Presidenti i La Ligës thumbon PSG-në dhe Man Cityn, teksa flet për “dopingun” financiar

Gazeta Express

21/01/2020 9:13

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka thënë se “dopingu” financiar është një problem i madh në ditët e sotme në botën e futbollit, përderisa i thumboi edhe Manchester Cityn dhe Paris Saint-Germainin për shpenzimet e tyre.

Manchester City dhe Paris Saint-Germaini janë nën pronësinë e kompanive të Lindjes së Mesme dhe investimet e mëdha nga pronarët kanë bërë që të dyja klubet të shijojnë suksese të mëdha gjatë viteve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Megjithatë, presidenti i La Ligës beson se kjo strukturë e shpenzimeve është duke e dëmtuar futbollin, përderisa ka kërkuar që pasuria të shpërndahet në mënyrë më të barabartë mes klubeve.

“Njëra ndër problemet e mëdha në futbollin evropian i përket dopingut financiar. Kur ne kemi klube që financohen nga shtete, atëherë kjo ka ndikim te pagat e lojtarëve”, ka thënë Tebas, në hapjen e LaLiga TV.

“Kjo do të thotë se vendet me kontroll ekonomik më rigoroz, si Spanja dhe Gjermania, nuk i lejojnë klubet të kërkojnë për financim shtesë për t’i paguar ata rroga”.

“Organizatat dhe institucionet kanë përgjegjësi për ta rindarë pasurinë që ne e prodhojmë. Të gjithë ne – liga spanjolle, Premierliga, UEFA, FIFA. Nuk mendoj se jemi duke i ndihmuar futbollit nëse pasuria që e fitojmë shkon menjëherë te klubet e mëdha”.

“Në fund të fundit, në vend se t’i kenë 12 Ferrari, ata i bëjnë 15. Ne po përballemi me problemin që klubet e mëdha janë duke përfituar më së shumti para. Qëllimi ynë është që të rishpërndajmë ato para”.

Që kur Manchester City kaloi në pronësinë e Abu Dhabi United Group në vitin 2008, ata i kanë fituar katër tituj të Premierligës, dy FA Cup, katër tituj të League Cup dhe tre tituj të Community Shield.

Edhe PSG-ja ka shijuar sukses të ngjashëm, që kur Qatar Sports Investments e mori pronësinë e klubit në vitin 2011, duke i fituar gjashtë tituj të Ligue 1, katër tituj të Kupës së Francës dhe pesë tituj të Kupës së Ligës.

Që të dyja klubet kanë transferuar një numër të madh të futbollistëve të talentuar, duke u mundësuar atyre të ngrihen më lart sesa kundërshtarët që s’kanë pronarë të pasur. /Gazeta Express/