Premtimet e Bashës: Paga 1200 Euro për mjekët dhe 700 për infermierët - Gazeta Express
string(68) "premtimet-e-bashes-paga-1200-euro-per-mjeket-dhe-700-per-infermieret"

Premtimet e Bashës: Paga 1200 Euro për mjekët dhe 700 për infermierët

Gazeta Express

15/12/2019 21:06

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD, kreu i PD Lulzim Basha parashtroi pjesë nga programi i opozitës, per kohen kur te vije ne pushtet.

Ai tha se është emergjente të ndalet eksodi i mjekëve dhe infermierëve dhe kjo bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune të sigurta.

Lexo Edhe:

“Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, ndërkohë që në spitalet tona ska me mjek dhe infermier.
Në programin tone parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermierëve në 700 euro.

Vetëm në këtë mënyrë ne do te arrijmë të përmbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për tu dhenë shërbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë.”