Prekëse, çifti i martuar prej 59 vjetësh puthen pas 3 muajsh izolim - Gazeta Express
string(66) "prekese-cifti-i-martuar-prej-59-vjetesh-puthen-pas-3-muajsh-izolim"

Prekëse, çifti i martuar prej 59 vjetësh puthen pas 3 muajsh izolim

Gazeta Express

13/07/2020 18:34

Në njëqind e dy. Kaq ditë ka kaluar Agustina Cañamero larg burrit të saj Pascual Pérez i cili banon në shtëpinë e pleqve Ballesol Puig i Fabra në Barcelona, ​​Spanjë.

Shtëpitë e pleqve në Spanjë u goditën rëndë nga pandemia, me numrin total vdekjeve në shkallë vendi në të paktën 28.300 persona.

Lexo Edhe:

Gjatë 59 viteve të martesës, burri dhe gruaja, tani të dy në të tetëdhjetat, nuk kishin jetuar kurrë kaq ditë larg.

Cañamero e kaloi karantinën mbarëkombëtare të vendit në shtëpinë që ajo dhe Pérez dikur ndanin, i kapluar nga frika.

Ajo ishte një nga të parat që arriti në shtëpinë e pleqve kur u rihap në 22 qershor.

Çifti putheshin dhe përqafuan për disa minuta përmes shtresës së hollë të plastikës dhe maskave të fytyrës.

Ndërsa, Beatriz Segura veshi dorezat e gjata para se të përqafonte përmes dy vrimave në plastikë nënën e saj 96-vjeçare, Isabel López e cila gjithashtu jeton në Ballesol Puig i Fabra.

Ishte takimi i tyre i parë që nga 15 mars kur u ushtruan masat e rrepta të karantinës.

Segura tha se mezi priste të nxirrnin nënën e saj në një restorant dhe ajo u përgjigj se gjëja e parë që donte të bënte ishte që të shkonte në një sallon bukurie.