Posta e Kosovës nxjerr në qarkullim pullën e re postare ‘’Fauna endemike’’ - Gazeta Express
string(70) "posta-e-kosoves-nxjerr-ne-qarkullim-pullen-e-re-postare-fauna-endemike"

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 10:27

Posta e Kosovës nxjerr në qarkullim pullën e re postare ‘’Fauna endemike’’

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 10:27

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Fauna endemike”.

“Potamophylax coronavirus i prezantuar në pullë postare është lloj endemik i Kosovës nga grupi i insekteve të ujërave. Lloji është zbuluar në vitin 2021 nga zona burimore e Lumëbardhit të Deçanit.Zona ku është gjetur ky lloj insekti i rrallë është degraduar jashtëzakonisht shumë nga faktori njeri, duke e rrezikuar zhdukjen e llojit unik të këtij insekti në vendin tonë nga ndotjet e mjediseve ujore”, thuhet në njoftim.

Lexo Edhe:

Përveç faktit se ky lloj në krejt globin jeton vetëm në këtë zonë në Kosovë, rëndësia e tij shfaqet edhe nëpërmjet rolit të tij thelbësor në mbajtjen e shëndetit të mjediseve të lumenjve dhe përrenjve ku ai jeton.

“Posta e Kosovës, përmes imazhit të pullave postare vazhdon të mbetet përkrahës i mbrojtjes së faunës endemike, si dhe njëkohësisht promovon pasuritë e Republikës së Kosovës nëpër botë”, thuhet tutje në njoftim.