Portieri i Kepit të Gjelbër bëhet fenomen pas barazimit me Spanjën - Gazeta Express
string(66) "portieri-i-kepit-te-gjelber-behet-fenomen-pas-barazimit-me-spanjen"

Mistere

Gazeta Express

16/06/2026 11:09

Portieri i Kepit të Gjelbër bëhet fenomen pas barazimit me Spanjën

Mistere

Gazeta Express

16/06/2026 11:09

Portieri veteran i Kepit të Gjelbër, Vozinha, po shijon një popullaritet të jashtëzakonshëm pas paraqitjes heroike në barazimin 0-0 ndaj Spanjës në Kupën e Botës 2026.

Menjëherë pas ndeshjes historike, mijëra tifozë nga e gjithë bota vërshuan në profilin e tij në Instagram. Në një fotografi të publikuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, shihet se llogaria e Vozinhas ka arritur në 5.9 milionë ndjekës, një shifër mbresëlënëse për një futbollist të një kombëtareje debutuese në Botëror.

Portieri 39-vjeçar ishte një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes kundër Spanjës, duke bërë disa pritje vendimtare dhe duke mbajtur të paprekur portën e ekipit të tij përballë njërit prej favoritëve të turneut.

Emocionet e tij pas ndeshjes prekën tifozët anembanë botës, ndërsa paraqitja e tij u bë virale në rrjetet sociale. Shumë përdorues e cilësuan Vozinhan si “heroin e Botërorit”, ndërsa numri i ndjekësve të tij u rrit me ritme të jashtëzakonshme brenda pak orësh.

Kepi i Gjelbër vazhdon të jetë një nga surprizat më të mëdha të Kupës së Botës 2026, ndërsa Vozinha është shndërruar në simbolin e suksesit dhe krenarisë së kombëtares afrikane. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement