Policia thotë se i ka dhënë leje Vetëvendosjes për protestën e nesërme - Gazeta Express
string(70) "policia-thote-se-i-ka-dhene-leje-vetevendosjes-per-protesten-e-neserme"

Policia thotë se i ka dhënë leje Vetëvendosjes për protestën e nesërme

Gazeta Express

27/05/2020 15:51

Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar me kërkesë Policisë së Kosovës për tubimin e nesërm në shesh të Prishtinës, e cila ka paralajmëruar se do të marrin pjesë deri në 5 mijë persona. PK-ja ka konfirmuar për Gazetën Express se ka pranuar kërkesën nga partia që udhëhiqet nga Albin Kurti

Në Policinë e Kosovës thonë se do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për menaxhim të situatës për të garantuar qetësinë publike.

Lexo Edhe:

“Policia e Kosovës e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Legjislacioni në fuqi përcakton se çdo tubim publik duhet të lajmërohet nga organizatori apo përfaqësuesi i tij nën kushtet dhe afatin e paraparë ligjor, siç është lajmëruar edhe kjo performancë/tubim”, kanë deklaruar nga Policia.

Nga ky institucion thonë se do të ndërmarrin të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe vendimeve të institucioneve kompetente për menaxhimin e situatës në këtë kohë të pandemisë COVID-19, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet, masat dhe kufizimet e parapara ndaj pandemisë.

Tubimi do të nisë nesër në sheshin “Skënderbeu”, “Ibrahim Rugova” dhe “Ademi Jashari”, nga ora 17:00 deri në orën 19:00, ndërkaq, përgatitjet teknike nisin në orën 16:00.

Se nesër do të mblidhen në shesh e ka konfirmuar sot gjatë ditës edhe LVV-ja. /GazetaExpress/