Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vrasje në tentativë - Gazeta Express
string(88) "policia-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-kapjen-e-nje-te-dyshuari-per-vrasje-ne-tentative"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 10:04

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një të dyshuari për vrasje në tentativë

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 10:04

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e një person të dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Bëhet fjalë për Shkëlzen Ahmetin të lindur më 14.08.1992, banues në Gjakovë.

Lexo Edhe:

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është:  Shkelzen (Ismet) Ahmeti i lindur me 14.08.1992 banues në Gjakovë. Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë- Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur”, thuhet në njoftim. /Express/