Policia e Tiranës: 31-vjeçari që grushtoi Berishën ka precedent penal, vuan nga çrregullime psikotike - Gazeta Express
string(99) "policia-e-tiranes-31-vjecari-qe-grushtoi-berishen-ka-precedent-penal-vuan-nga-crregullime-psikotike"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 14:59

Policia e Tiranës: 31-vjeçari që grushtoi Berishën ka precedent penal, vuan nga çrregullime psikotike

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 14:59

Policia e Tiranës përmes një deklarate për shtyp bën me dije se 31 vjeçari Gert Shehu që grushtoi kreun e PD Sali Berisha në protestën e opozitës në Tiranë është me precedentë penalë dhe vuan nga çrregullime psikotike,

“Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Lexo Edhe:

Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve. Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë“, njofton policia.

Teksa kanë qenë duke ecur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me Ilir Metën, Berisha u godit nga Gert Shehu 31vjeçShehu u dërgua në selinë e PD-së pasi u godit nga simpatizantët demokratë dhe u neutralizua nga truprojat. Më pas, në selinë e PD shkoi policia dhe ambulanca, duke e transportuar drejt Traumës.

/Gazeta Express