PSG-ja i shpërblen me para mbi 700 punëtorë të klubit për suksesin historik në Champions - Gazeta Express
string(88) "psg-ja-i-shperblen-me-para-mbi-700-punetore-te-klubit-per-suksesin-historik-ne-champions"

Sport

Gazeta Express

14/04/2026 15:46

PSG-ja i shpërblen me para mbi 700 punëtorë të klubit për suksesin historik në Champions

Sport

Gazeta Express

14/04/2026 15:46

Paris Saint-Germaini nuk i harron kurrë ata që kontribuuan në suksesin historik të sezonit të kaluar.

Gjiganti francez në fakt ka vendosur t’i shpërblejë krejt punëtorët për triumfin në Ligën e Kampionëve, ku e kishte mposhtur në finale Interin.

Parisienët në fakt kanë vendosur t’i shpërblejnë mbi 700 punëtorë me një bonus prej 5,140 euro secilin për ta festuar sezonin historic 2024/25, raporton medium francez “L’Equipe”, përcjell “Gazeta Express”.

Në fakt, ky bonus është ndarë në dy këste: pagesa e parë nga 4,500 € dhe pjesa tjetër 640€.

Këtë e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i klubit parisien, Victoriano Melero.

Ky është një shpërblim për angazhimin e të gjithë ekipit administrativ dhe operativ, jo vetëm të ekipit të futbollit.

Falë rritjes komerciale dhe sukseseve në fushën e blertë, klubi parisien së fundmi e ka arritur buxhetin rekord prej 837 milionë eurosh.

Në këtë rast, rreth 4 milionë prej tyre u ndanë për t’i shpërblyer punëtorët e klubit.

PSG-ja është njëri prej klubeve që qëndrojnë më së miri financiarisht në Evropë. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement