Ky është momenti kur kreu i PD Sali Berisha qëllohet me grusht nga një person gjatë protestës në Tiranë.
Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardët e Berishës dhe ish shefi i policisë Erzen Breçani të cilët kanë rrahur dhunuesin së bashku me simpatizantët që ndodheshin në protestë.
Ndonëse një ambulancë ka mbërritur mes protestuesve pas goditjes dhe gjakosjes së kreut të PD-së ky i fundit ka vijuar aktivitetin. Në podiumin e improvizuar, Berisha ka mbajtur një fjalë të shkurtër.
“Ne do të triumfojmë. Rroftë opozita shqiptare. Nderim ju që jeni sot këtu së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popull protestues”, u shpreh Sali Berisha.
/Gazeta Express
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...