I riu e goditi me grusht, Berisha: Lirojeni atë fatkeq, autori i vertetë është i ulur në samit - Gazeta Express
string(91) "i-riu-e-goditi-me-grusht-berisha-lirojeni-ate-fatkeq-autori-i-vertete-eshte-i-ulur-ne-samit"

I riu e goditi me grusht, Berisha: Lirojeni atë fatkeq, autori i vertetë është i ulur në samit

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 14:10

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë thirrje që të lirohet i riu që e goditi me grusht  që në nisje protestën e opozitës në Tiranë.

“Së fundmi, le t’i themi policisë; liroje fatkeqin, liroje. Sepse, ai është një mjeran, që ka shitur veten. Dhe përpiqen sot, ta lidhin meqenëse është një samit, e vërteta e pamohueshme, liderë të krishterë, me bishta që çojnë nga Turqia apo ndonjë vend tjetër. Nuk kanë asgjë të përbashkët. Ka vetëm një autor, ky është Edi Rama. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama. Atë lirojeni dhe mos shpërndani dokrra dhe përralla, se autori i vërtetë është i ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit dhe Europës.”, tha Berisha.

Lexo Edhe:

Teksa kanë qenë duke ecur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” së bashku me Ilir Metën, Berisha u godit nga Gert Shehu 31vjeç. Shehu u dërgua në selinë e PD-së pasi u godit nga simpatizantët demokratë dhe u neutralizua nga truprojat. Më pas, në selinë e PD shkoi policia dhe ambulanca, duke e transportuar drejt Traumës.

/Gazeta Express