Policia e konfirmon nisjen e hetimeve për djegien e flamurit serb në derbin e basketbollit në Gjakovë - Gazeta Express
string(101) "policia-e-konfirmon-nisjen-e-hetimeve-per-djegien-e-flamurit-serb-ne-derbin-e-basketbollit-ne-gjakove"

Basketboll

Gazeta Express

25/10/2022 13:09

Policia e konfirmon nisjen e hetimeve për djegien e flamurit serb në derbin e basketbollit në Gjakovë

Basketboll

Gazeta Express

25/10/2022 13:09

Në derbin e basketbollit kosovar ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës u panë skena të ndryshme, duke nisur nga djegia e flamurit serb, një parullë për Mitrovicën dhe fishkëllimi i himnit shtetëror të Kosovës dhe intonimi i himnit kombëtar shqiptar.

Por, për njërin prej tyre, Prokuroria në Gjakovë ka hapur rast, shkruan “Gazeta Express”.

Bëhet fjalë për djegien e flamurit serb, e cila është vlerësuar si nxitje e përçarjes dhe e mosdurimit.

“Gjakovë 23.10.2022 – 18:00. Raportohet se në postimet e rrjetit social Tik-Tok është vërejtur se gjatë një ndeshje basketbollistike, disa tifozë kanë djegur një flamur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement