Policia arreston një të dyshuar për djegien e xhamisë në Lipjan - Gazeta Express
string(63) "policia-arreston-nje-te-dyshuar-per-djegien-e-xhamise-ne-lipjan"

Policia arreston një të dyshuar për djegien e xhamisë në Lipjan

Gazeta Express

21/10/2020 19:57

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për djegien e xhamisë në Magurë të Lipjanit.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Lexo Edhe:

“Sot me datën 21/10/2020 rreth orës 09:05 është pranuar një informatë se xhamia e vjetër në fsh.Magurë është duke u djegur, njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit për të intervenuar në shuarjen e zjarrit. Veprime hetimore jane ndermarr nga policia sipas procedurave dhe pas procesit të intervistimit me urdher të prokurorit kompetent një person i dyshuar ndalohet ne mbajtje per procedura te metejme ligjore”, ka thënë Hoxha.