Policia arreston katër persona për sulm me mjet shpërthyes në vitin 2010 në Gjilan - Gazeta Express
string(82) "policia-arreston-kater-persona-per-sulm-me-mjet-shperthyes-ne-vitin-2010-ne-gjilan"

Policia arreston katër persona për sulm me mjet shpërthyes në vitin 2010 në Gjilan

Gazeta Express

27/05/2020 10:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një të dyshuar për dy raste të sulmeve me mjete shpërthyese në një kompani private në Gjilan në vitin 2010, raporton Gazeta Express.

Policia poashtu ka arrestuar edhe tre meshkuj kosovarë të dyshuar për veprat penale shtytja dhe ndihma në kryerjen e veprës penale.

Lexo Edhe:

“Pas hetimeve të zhvilluara sot më 26.05.2020 është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti gjatë vitit 2010 dyshohet se ka kryer dy raste të sulmeve me mjete shpërthyese në një kompani private. Po ashtu janë arrestuar edhe tre meshkuj kosovar të dyshuar për veprat penale shtytja dhe ndihma në kryerjen e veprës penale. Katër të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.