Podkasti “Suzanne”, tani në T7 - Gazeta Express
string(27) "podkasti-suzanne-tani-ne-t7"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 12:28

Podkasti “Suzanne”, tani në T7

Lajme

Gazeta Express

17/04/2024 12:28

Një nga format më të popullarizuara të komunikimit online janë bërë podkastet. Ky format është një kombinim i emisioneve të radios, por të përshtatura për platformat digjitale dhe interactive, shpeshherë edhe me video.

Në Kosovë kanë filluar disa seri të tilla në radio stacione apo edhe prodhime vetanake, ndërsa një nga produksionet e tilla është edhe podkasti “Suzanne” nga autorja Arlinda Ramadani, i cili nga kjo e premte po fillon të transmetohet edhe në programin e mëngjezit të T7. Arlinda ka një koncept interesant dhe pak sa unik ku fton gra të ndryshme për të biseduar për mahallat e tyre dhe ndikimin që lagjet kanë pasë në to, si dhe ndikimin që këto gra të sukssesshme kanë në lagjet e tyre.

Lexo Edhe:

Për T7, Arlinda spjegon se është inspiruar nga kënga Suzanne e këngëtarit kanadez Leonard Cohen: “shumëkush ka dëgjuar këngën Suzanne, por pakkush e din rrëfimin e kësaj gruaje dhe lagjes ku ka jetuar ajo. Cohen e përmend me emër dhe ja përmend shtëpinë por ja që Cohen u bë globalisht i famshëm e Suzanne u harrua. Pra e përdori vetëm si një emër që përshkruan dëshirën t’i kujtojma do gra dhe ndërveprimin me rrethinen e tyre.”

Sezoni i parë do t’i ketë 10 epizode. Mysafire janë juriste, piktore, gazetare të ndryshme, menaxhere dhe producente, shumica jo shumë të pranishme në publik por me një karrierë të pasur profesionale.

Suzanne emitohet çdo të dytën të premte në T7, me reprise të shtunëve, në programin “Gjesi”. Mund ta shikoni kurdo edhe në platformat YouTube, Spotify, Facebook, Amazon Podcasts.