Nderohen dy ushtarakë dhe Albright, Hovenier: Ndikuan në intervenimin e NATO që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë - Gazeta Express
string(115) "nderohen-dy-ushtarake-dhe-albright-hovenier-ndikuan-ne-intervenimin-e-nato-qe-i-dha-fund-spastrimit-etnik-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 17:04

Nderohen dy ushtarakë dhe Albright, Hovenier: Ndikuan në intervenimin e NATO që i dha fund spastrimit etnik në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

30/04/2024 17:04

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se ndjehet thellësisht i lumtur për të nderuar tre individë të cilët kontribuuan në mënyrë të jashtëzakonshme në ndërhyrjen e drejtuar nga NATO që i ka dhënë fund spastrimit etnik në Kosovë.

Hovenier ka thënë se në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, kanë emëruar dy salla në nder të dy ushtarakëve amerikanë, Reichert dhe Gibs dhe një tjetër në emër të ish-Sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Lexo Edhe:

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani, ish-presidentët Sejdiu e Jahjaga dhe figura të tjera të jetës politike në Kosovë.

“Stafi dhe vizitorët tanë do të reflektojnë mbi trashëgiminë dhe kontributet e këtyre individëve sa herë që mblidhemi në këto dhoma. Ne ishim veçanërisht mirënjohës që në ceremoninë e sotme na janë bashkuar presidentja Osmani si dhe familjet Reichert dhe Gibbs. “, ka shkruar Hovenier./Express/