Plani i Trump për ta penguar përhapjen e virusit kinez në Amerikë - Gazeta Express
string(65) "plani-i-trump-per-ta-penguar-perhapjen-e-virusit-kinez-ne-amerike"

Plani i Trump për ta penguar përhapjen e virusit kinez në Amerikë

Gazeta Express

22/01/2020 16:20

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka thënë se Amerika e ka një plan për ta parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës “coronavirus” në vend, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, i cili ka folur mbledhjen e Forumit të Ekonomisë Botërore në Zvicër,  ka thënë se Qendra për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve ka aftësi ta menagjojë këtë problem.

Lexo Edhe:

Rasti i parë në ShBA është konfirmuar në Washington të martën, kur një 30- vjeçar ishte hospitalizuar menjëherë pas rikthimit nga Kina.

“Qendra e Kontrollimit të Sëmundjeve është shumë profesionale dhe ka kapacitete të bollshme për tejkalimin e kësaj situate. Jam i bindur se edhe Kina ka kushte që ta menagjojë këtë situatë”, ka thënë Trump.

“Ne e kemi vetëm një person me këtë virus në tërë ShBA-të, prandaj e kemi situatën nën kontroll”, shtoi ai. Trump gjithashtu i ka bërë thirrje edhe vendeve të tjera, që të përgatiten dhe të krijojnë strategjitë mbrojtëse, në mënyrë që të shmanget çdo rrezik pandemie.

Është raportuar që shumë aeroporte i kanë anuluar fluturimet nga ShBA në Wuhan- qyteti i 8.9 milion banorëve, në të cilën thuhet se ka filluar përhapja e “coronovirusit”. /Express