Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Hibernian dhe Malishevës, e vlefshme për raundin e dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 3:0 për ekipin skocez, shkruan Gazeta Express.
Kujtojmë se ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” javën e kaluar u mbyll me fitore 2:0 të Malishevës.
Sonte për vendasit në pjesën e parë realizuan Elding, Passlack dhe Loëe.
Mbetet të shihet nëse Malisheva do të ketë fuqi të sigurojë kualifikimin tutje.