Pas dy ndeshjeve të luajtura na 90 minuta, nuk ka një ekip fitues mes Ballkanit dhe Bohemians, në kuadër të raundit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Ndeshja e parë në Irlandë u mbyll me fitore 2:1 të Bohemians, shkruan Gazeta Express.
E sonte, Ballkani shënoi fitore 3:2, por e pamjaftueshme për të siguruar kualifikimin tutje.
Serebe kaloi vendasit në epërsi në minutën e 10-të të ndeshjes, para se James-Taylor të barazonte me gol nga penalltia në minutën e 20-të.
Me rezultatin 1:1 u mbyll edhe pjesa e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Giovanni e riktheu epërsinë e Ballkanit qysh në minutën e 50-të, kurse tetë minuta më vonë, Toni Domgjoni realizoi për 3:1.
Por, në minutën e 88-të, Hickey realizoi për 3:2, që ishte e mjaftueshme për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.
Mbetet të shihet nëse dy herë nga 15 minuta lojë do të mjaftojnë për ta përcaktuar ekipin që kualifikohet tutje, apo penalltitë do të jenë alternativa e fundit.