Interi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit anglez John Stones, i cili i bashkohet kampionëve të Italisë si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Manchester City.
Në njoftimin zyrtar të klubit, Inter konfirmoi se 32-vjeçari ka firmosur një kontratë dyvjeçare në “San Siro”, duke nisur kështu aventurën e parë të karrierës së tij jashtë Anglisë.
Stones largohet nga Manchester City pas një periudhe jashtëzakonisht të suksesshme, ku zhvilloi 295 ndeshje dhe fitoi gjashtë tituj të Premier League, si dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2023. Ai vjen gjithashtu pas një vere të suksesshme me kombëtaren e Anglisë, me të cilën fitoi medaljen e bronztë në Kupën e Botës 2026.
Pavarësisht shqetësimeve për dëmtimet që e kanë shoqëruar në sezonet e fundit, transferimi konsiderohet një lëvizje me rrezik të ulët për Interin, pasi lojtari u transferua pa kosto.
Te zikaltërit, Stones do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e Manchester Cityt, Manuel Akanji, ndërsa trajneri Cristian Chivu fiton një mbrojtës me përvojë dhe cilësi të larta në ndërtimin e lojës, teksa Inter synon të mbrojë titullin kampion në Serie A.