Pirlo: “Morata e gjeti te Juve atë që i mungonte te Atletico” - Gazeta Express
string(58) "pirlo-morata-e-gjeti-te-juve-ate-qe-i-mungonte-te-atletico"

Gazeta Express

21/11/2020 9:08

Pirlo: “Morata e gjeti te Juve atë që i mungonte te Atletico”

Gazeta Express

21/11/2020 9:08

Alvaro Morata duket se ka rilindur.

Sulmuesi spanjoll po gëzon një formë fantastike në Serie A me Juventusin.

Sipas trajnerit Andrea Pirlo, kjo falë vetëbesimit që i është kthyer spanjollit, diçka që i mungonte sa ishte pjesë e Atletico Madridit.

“Alvaro është shumë i fortë, ndaj edhe e kemi marrë. Kohët e fundit i kishte munguar vazhdimësia e besimi, të cilat i ka gjetur te ne dhe po tregon veten plotësisht në fushën e lojës”, u shpreh Pirlo.

Morata deri më tani ka shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje me fanellën e Juves. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement