Përvetësoi pronën duke falsifikuar dokumentat dhe ia shiti një tjetri, arrestohet 38-vjeçari - Gazeta Express
string(91) "pervetesoi-pronen-duke-falsifikuar-dokumentat-dhe-ia-shiti-nje-tjetri-arrestohet-38-vjecari"

Përvetësoi pronën duke falsifikuar dokumentat dhe ia shiti një tjetri, arrestohet 38-vjeçari

Gazeta Express

24/10/2020 10:59

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumentave dhe mashtrimit. Vihet në pranga 1 shtetas.


Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontrata” si dhe në bazë të kallëzimit të marrë nga shtetasi G.M., se një shtetas në anë të mashtrimit i kishte përvetesuar pronën dhe se ja kishte shitur dikujt tjetër, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Lexo Edhe:

Si rezultat e veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe punës intenstive u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

•A.L., 38 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në anë të mashtrimit dhe falsifikimit të dokumentave ka përvetësuar pronën e shtetasit G.M., duke ia shitur një blerësi tjetër.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi”, “Flasifikimi i dokumentave”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim taksash dhe tatimesh ” .