Personat që kanë një punë në zyrë janë më pak të rrezikuar nga këto probleme shëndetësore - Gazeta Express
string(89) "personat-qe-kane-nje-pune-ne-zyre-jane-me-pak-te-rrezikuar-nga-keto-probleme-shendetesore"

Personat që kanë një punë në zyrë janë më pak të rrezikuar nga këto probleme shëndetësore

Gazeta Express

28/07/2020 12:50

Ekspertët kanë paralajmëruar prej kohësh në lidhje me rreziqet e mundshme të aktivitetit të ulët. Shumë studime sugjerojnë, që të qenit joaktiv fizikisht rrit rrezikun e shumë problemeve shëndetësore.

Sidoqoftë, një studim i ri nga Universiteti I Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar thekson më tej se ka dyshime mbi këtë teori. Hulumtimi ka zbuluar, që njerzit që kanë një punë ku duhet të rrinë ulur janë shumë më pak të rrezikuar të pësojnë çrregullime të funksioneve kognitive të trurit, në krahasim me ata që kryejnë punë fizike.

Lexo Edhe:

Hulumtimi është publikuar në Revistën Ndërkombëtare të Epidemiologjisë.

Studimi është I bazuar në disa të dhëna të mëparshme, ku janë analizuar lidhjet në mes të aktiviteteve të përditshme, dietës dhe kancerit.

Në bazë të informacioneve të marra nga ky studim, është vërejtur se personat që punojnë në zyre, apo kanë një punë ulur, janë shumë më pak të rrezikuar  nga çrregullimet e aspektit psikologjik dhe dobesimit  te aftësive njohëve apo kognitive.

“Ndërsa aktiviteti I rregullt fizik ka përfitime të konsiderueshme për mbrojtjen nga shumë sëmundje kronike, faktorë të tjerë mund të ndikojnë në dobësimin e aftësive kognitive të trurit”, tha autori I këtij hulumtimi.

Gjithsesi, ata shtojnë se ekzistojnë edhe shumë faktorë të tjerë social, siç është shkalla e arsimimit, ekukimi dhe faktorë të tjerë socio-ekonimikë, që ndikojnë në dobësimin e këtyre aftësive tek njerëzit, si dhe duhet bërë studime të tjera për të plotësuar këë teori./Gazeta Express