Përplasje mes FIFA-s dhe IFAB-it për kartonin e kuq të Embolos - Gazeta Express
string(62) "perplasje-mes-fifa-s-dhe-ifab-it-per-kartonin-e-kuq-te-embolos"

Sport

Gazeta Express

29/07/2026 10:23

Përplasje mes FIFA-s dhe IFAB-it për kartonin e kuq të Embolos

Sport

Gazeta Express

29/07/2026 10:23

FIFA ka reaguar zyrtarisht pas interpretimit të publikuar nga IFAB lidhur me përdorimin e VAR-it në rastet e ashtuquajtura të “gabimit të identifikimit”, duke e mbrojtur qasjen e përdorur gjatë Kupës së Botës 2026.

Në një qarkore të dërguar federatave anëtare dhe referëve, FIFA thekson se interpretimi i zbatuar gjatë Botërorit ishte i qëndrueshëm dhe se duhet të vazhdojë të aplikohet deri në rishikimin e plotë të protokollit të VAR-it.

Reagimi vjen pasi IFAB kishte sqaruar se në rastin e sulmuesit zviceran Breel Embolo, i cili u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të VAR-it në çerekfinalen ndaj Argjentinës, protokolli aktual nuk e lejonte një ndërhyrje të tillë, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas IFAB-it, VAR-i mund të ndërhyjë vetëm për ta korrigjuar identitetin e lojtarit të ndëshkuar dhe jo për ta ndryshuar natyrën e vendimit nga faull në simulim.

Megjithatë, FIFA nuk pajtohet me këtë interpretim. Sipas organit qeverisës të futbollit botëror, mënyra se si u zbatua rregulli në Botërorin 2026 ishte e drejtë dhe do të propozohet që të përfshihet edhe zyrtarisht në versionin e ri të protokollit të VAR-it.

Me këtë qarkore, FIFA synon t’i shmangë paqartësitë në interpretimin e rregullit dhe ta sigurojë një zbatim të njëtrajtshëm në të gjitha garat ndërkombëtare, deri në miratimin e ndryshimeve të reja nga IFAB. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement